Vetëm 28 raste të infektimit me Covid janë raportuar këtë të premte në Zelandën e Re.
Sipas autoriteteve, vendi shënoi një rënie të dukshme të rasteve në ditëve të fundit, e kjo krejt si rezultat i masave të ndërmarra shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tyre, Zelanda e Re po thyente zinxhirin e transmetimit të variantit infektues, Delta.
Autoritetet bën të ditur se 27 raste të reja janë raportuar në qytetin e Auckland dhe një në Wellington.
Drejtoresha e Shëndetit Publik, Dr. Caroline McEnlay, në një konferencë për shtypi u shpresh se ndonëse kjo rënie është inkurajuese, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm.
Mes tjerash, ajo u shpreh se vendi është në rrugën e duhur në thyerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit./GazetaShneta/