Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme ka rënë numri i lindjeve.
Në raportin e klinikës janë regjistruar vetëm 13 lindje, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i lindjeve gjatë ditës së diel, është më i vogël se ditëve tjera në këtë klinikë.
Në raport janë regjistruar 9 djem dhe 4 vajza.
Vetëm 2 nëna kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre me operacion cezarian.
Gjashtë është numri i grave që kanë lindur për herë të parë. /Gazeta Shneta/