Bijnë temperaturat, ky është moti për ditën e sotme

2018-08-16 në ora 06:01

Ditëve në vijim do të ketë mot të ndryshueshëm, me diell dhe shi, ndërsa pasdite vende-vende do të ketë mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 29C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.