Miliarderi Bill Gates ka lëshuar një paralajmërim për rreziqet që paraqet bioterrorizmi, të cilin ai beson se është një kërcënim më i madh se lufta bërthamore.
Ai tha se terroristët mund të prodhonin një version super virulent të një sëmundjeje vrasësish, të tillë si lija e ujit apo antraksi shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Sapo një virus vrasës të ekzekutohet, kjo mund të shkaktojë miliona vdekje.
“Të gjitha këto përparime në biologji e kanë bërë shumë më të lehtë për një terrorist të rikrijojë lijën, e cila është një patogjen shumë fatal, ku në thelb ka për detyrë shkatërrimin e imunitetit”, tha ai përpara një fjalimi në Royal United Services.
Ai tha se një “sëmundje e shpejtë ajrore” mund të vriste 30 milionë njerëz në më pak se një vit.
Kjo nuk është hera e parë që Bill Gates kishte alarmuar për viruset vrasëse./Gazeta Shneta/