Të kesh një vëlla ose motër binjake rrit shanset për të jetuar një jetë më të gjatë se fëmijët pa vëlla ose motër, kanë treguar studimet e reja.
Binjakët kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë për të dy gjinitë gjatë gjithë jetës së tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit besojnë se rezultatet e tyre pasqyrojnë përfitimet e lidhjeve të ngushta shoqërore që binjakët zakonisht ndajnë.
“Zbulojmë se pothuajse në çdo moshë, binjakët identik mbijetojnë në përmasa më të larta se fëmijët e tjerë që nuk kanë vëlla ose motër”, tha autori David Sharrow.
Gjithashtu, sipas autorëve kjo tregon se marrëdhëniet shoqërore janë të dobishme për rezultatet e shëndetit.
Poashtu, ata mund të ofrojnë mbështetje materiale ose emocionale që çojnë në rezultate më të mira të jetëgjatësisë. /GazetaShneta/