Ata tashmë kanë lindur, por si duket ata nuk mund ta dinë këtë gjë ende. Një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihen dy foshnja që vazhdojnë të qëndrojnë të përqafuara derisa bëjnë dush.
Kjo ofron një vështrim mahnitës për jetën në mitër, me foshnjat që përqafohen sikur të ishin akoma në barkun e nënës.
Të sapolindurit ngjiten me njëri-tjetrin derisa ‘lundrojnë’ në një banjë të mbushur plot me ujë, me duar të rritura që mbështesin butësisht trupat e vegjël, transmeton Gazeta Shneta.
Në një moment, uji derdhet me kujdes mbi ballin dhe sytë, ndërsa hundët dhe gojët e tyre qëndrojnë mbi sipërfaqen në mënyrë që të mund të marrin frymë qetë.
Teknika e larjes, e quajtur Thalasso Bath Baby, u shpik nga Sonia Rochel, e cila është një infermiere e lindjes në Paris./Gazeta Shneta/