Bashkëpunimi i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, ka bërë që shumë fëmijë të lindur para kohe të trajtohen me sukses.
Falë medikamenteve që ka siguruar kjo organizatë dhe trajtimit të mjekëve në klinikë, binjakët e lindur në javën e 30-të kanë shkuar në shtëpi pas 10 ditësh qëndrimi në inkubatorë.
“Pas tre fëmijëve, mami Fitore bekohet edhe me dy binjak Ndriçimin dhe Nderimin. Nderimi dhe Ndriçimi lindën në javën e 30-të të shtatëzanisë ku u trajtuan me Survanta dhe qëndruan 10 ditë në inkubatorë. Pervec Survantës ata gjithashtu u trajtuan me CRP për analizat e gjakut, 10 ditë me sistemin e oksigjenit, foto llampen, dhe ROP për skriningun e syrit”
“Të gjitha këto medikamente dhe pajisje të cilat shpëtuan jetën e binjakëve u mundësuan nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, thuhet në publikimin e organizatës.
Duke klikuar KËTU, edhe ju mund të kontribuoni në blerjen e medikamenteve për këto foshnja. /Gazeta Shneta/