Prindërit habiteshin pse binjakët e tyre dallonin në pamje me njëri tjetrin. Binjakët, tashmë 2-vjeçar, u dërguan për një test të ADN-së si rezultat i dyshimeve.
Prindërit nga Vietnami, kanë dyshuar vazhdimisht se fëmijët e tyre mund të jenë ngatërruar në spital.
Por pas ekzaminimit të testit në laborator, u provua se binjakët kishin të njëjtën nënë por baballarë të ndryshëm.
Burri 34-vjeçar që mendonte se ishte babai i të dyve, në fakt për sa i përket gjenetikës është babai i vetëm njërit prej fëmijëve ndërkohë që binjaku i dytë ka një baba tjetër.
Ky është rasti i parë i deklaruar i binjakëve me dy baballarë në Vietnam, por është tejet i rrallë edhe nëpër vende të tjera të botës.
Janë më pak se 10 raste të njohura në mbarë botën ku binjakët kanë baballarë të ndryshëm, raporton BBC, përcjell Gazeta Metro.
Nuk janë dhënë detaje për identitetin e prindërve apo të fëmijëve.