Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon.
Kështu u tha në Odën e Afarizmit të Kosovës në një konferencë që është mbajtur sot ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për Lehoninë.
Sipas zyrtarëve të OAK-ut një prej arsyeve që po e pengon rritjen e punësimit të femrave është se bizneset nuk i marrin parasysh për punësim për shkak të pagesës së lehonisë dhe për shkak të detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga për një vend pune.
Rreze Cana nga OAK-u tha se Kosova është përpara me ligje por prapa me implementimin e tyre. Ajo tha se në vend vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara.
OAK kërkon që në Kosovë të rregullohet Ligji i Punës për pushimin e lehonisë, si në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Kroaci, Gjermani dhe shtetet tjera ku pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria.