Reshjet e mëdha të borës në kryeqytetin grek të Athinës bënë që qendrat e vaksinimit Covid-19 të ndërpresin punën e tyre këtë të marte.
“Për shkak të kushteve të rënda të motit, të gjitha vaksinat e planifikuara për sot do të shtyhen në të gjitha qendrat e vaksinimit në Athinë,” tha Ministria e Shëndetësisë së Greqisë shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Qytetarët që kanë planifikuar vaksinimin e tyre për sot do të njoftohen për riorganzimin e marrjes së vaksinave në ditët në vijim.
Rezidenca në gadishullin Atik, e cila përfshin Athinën dhe fshatrat e saj, janë paralajmëruar kundër çdo udhëtimit ‘jo të nevojshëm’ në zonë për shkak të “intensifikimit” të kushteve të motit. /Gazeta Shneta/