Bordi Drejtues ka shpall konkursin për drejtor të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Konkursi është shpallur gjatë ditës së sotme, për mandat tre vjeçar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së me koeficient 14.4 që në vlerë monetare i bie 1133 euro, shkruan Gazeta Shneta.
SHSKUK prej muajit korrik është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës Dr. Valbon Krasniqi. Ky i fundit në dy javët e fundit është zëvendësuar nga Saudin Maliqi, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Kujtojmë se Bordi Drejtues e pati shkarkuar ish-drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiun, për parregullësi dhe keqmenaxhim. Sejdiu kishte ardhur në detyrën e drejtorit të këtij institucioni në tetor të vitit 2017, pasi ishte dorëhequr Curr Gjocaj.
Konkursin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/