Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka miratuar raportin e Komisionit Vlerësues të konkursit për drejtor të përgjithshëm
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi.
Krasniqi i zgjodh drejtor nga Komisioni me 91 pikë në testin me shkrim dhe intervistë.
Në garë ishin edhe pesë kandidatë të tjerë. Saudin Maliqi dhe Driton Ukmata u tërhoqën nga gara. /Gazeta Shneta/