Peja sot është tronditur nga një vrasje e rëndë dhe një plagojse. Emri i personit të vrarë është Brahim Neziri.
“I vrari është Brahim Neziri, kurse i plagosur rëndë është I. Neziri”, bëjnë të ditur burime të lajmi.net.
Viktimat janë nga fshati Zahaq i Pejës.
Viktima nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Vrasja ka ndodhur afër Stacionit të Trenit në Pejë, të vendi i quajtur “Rampa”, afër udhëkryqit.
Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim.