Agjencia shëndetësore në Brazil, autorizoi kushtet e reja të ruajtjes për vaksinën Pfizer/BioNTech kundër Covid-19.
Vaksina tani mund të mbahet në një temperaturë të kontrolluar midis 2 gradë Celsius (35.6 gradë Fahrenheit), dhe 8 gradë Celsius (46.4 gradë Fahrenheit) deri në 31 ditë përderisa periudha e mëparshme e ruajtjes ishte pesë ditë.
Agjencitë rregullatore në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë gjithashtu kanë zgjatur kohëzgjatjen e ruajtjes së imunizatorit në një muaj në këto kushte të ruajtjes së temperaturës, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë në Brazil nënshkroi dy kontrata me Pfizer/BioNTech për të marrë 200 milionë doza të imunizatorit deri në fund të vitit. Deri më sot, Brazili ka marrë 3.4 milion doza në total. /Gazeta Shneta/