Në Brazil i cili është përfshirë nga epidemia e etheve të verdha kanë vdekur 137 persona kurse janë regjistruar 424 raste me këtë sëmundje, raporton Anadolu Agency.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara i etheve të verdha është rritur në 424. Minas Gerais është shteti më i prekur nga sëmundja, me 325 raste, ndërsa 93 raste janë konfirmuar në Espirito Santos dhe katër në Sao Paulo.
Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend qysh në vitin 2000.
Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje.