Vetëm në 24 orët e fundit, Britania e Madhe ka regjistruar 35,847 raste të reja me Covid dhe 149 viktima.
Që nga muaji korrik i këtij viti, kur Britania e Madhe liroi masat anti covid, është vërejtur një rritje e dukshme e rasteve të infektimit shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Numri i viktimave në shtatë ditët e fundit është rritur në 13.4 për qind, ndërkohë rastet janë rritur në 12.1 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria./GazetaShneta/