Në Britani, grave shtatzëna do t’ju ofrohen vaksinat anti covid nga kompanitë si Pfizer dhe Moderna.
Sipas këshilltarëve për vaksina në Britani, provat klinike nuk kanë shfaqur efekte anësore për gratë shtatzëna shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Edhe pse provat klinike mbi përdorimin e vaksinave anti covid gjatë shtatzënisë nuk janë avancuar, të dhënat e disponueshme nuk tregojnë ndonjë efekte anësore.”
“Komiteti i Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizimin (JCVI) ka këshilluar që grave shtatzëna t’ju ofrohet vaksinimi në të njejtën kohë, bazuar në moshën e tyre dhe grupin e rrezikut klinik”, thuhet në udhëzimet e fundit.
“Deri më tani, Pfizer dhe Moderna në Shtetet e Bashkuara nuk kanë treguar sinjale për rrezikshmëri.Prandaj, këto vaksina janë të preferueshme që t’ju ofrohen grave shtatzëna”.
Tutje në udhëzim thuhet se, gratë shtatzëna të cilat tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës nga AstraZeneca, rekomandohet që të vazhdohet plotësimi i vaksinimit me po të njejtën vaksinë./GazetaShneta/