Më shumë se gjysma e njerëzve që rezultuan pozitive me Covid-19 në Britani nuk kishin simptoma.
Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Në mars 2021, 47 përqind e njerëzve që rezultuan pozitive me koronavirus në Britani të Madhe kishin simptoma të Covid-19 dhe 53 përqind ishin asimptomatik”, thanë zyrtarët nga ONS.
Nga pacientët që kishin simptoma, ata raportuan lodhje, dhimbje koke dhe kollitja, ndërkohë që dhimbja e barkut dhe diarreja ishin ndër simptomat më pak të raportuara.
Fjala “asimptomatike” përshkruan një person që është i infektuar me Covid-19, por nuk shfaq simptoma./GazetaShneta/