Në javët e ardhshme, Mbretëria e Bashkuar do të fillojë studimin e parë në botë për të ashtuquajturën ‘Sfidën Njerëzore’.
Siç shpjegohet në një njoftim për shtyp nga ana e qeverisë, një pjesë e hulumtimit do të “përfshijë krijimin e sasisë më të vogël të virusit të nevojshëm për të shkaktuar infeksionin” shkruan MedicalNewsToday përcjell Gazeta Shneta.
Shkencëtarët do të rekrutojnë 90 vullnetarë të rritur të shëndetshëm dhe do t’i ekspozojnë ata në SARS-CoV-2 në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar.
Në njoftimin e tyre për shtyp, qeveria shpjegon se studimi “do t’u japë mjekëve një kuptim më të mirë të Covid-19 dhe do të ndihmojë në mbështetjen e përgjigjes pandemike duke ndihmuar drejt vaksinës dhe zhvillimin e trajtimit të mundshëm kundër sëmundjes”.
Pas provës fillestare, shkencëtarët do t’u japin kandidatëve vaksinën para se t’i ekspozojnë ata në SARS-CoV-2.
Sipas njoftimit të tyre për shtyp, kjo do të ndihmojë “identifikimin e vaksinave më efektive dhe përshpejtimin e zhvillimit të tyre”.
Duke folur për hulumtimin e ardhshëm, kryetari i përkohshëm i taskforcës së vaksinave, Clive Dix thotë se:
“Ne kemi siguruar një numër vaksinash të sigurta dhe efektive për Britaninë e Madhe, por është thelbësore që të vazhdojmë të zhvillojmë vaksina dhe trajtime të reja për Covid-19. Ne presim që këto studime të ofrojnë njohuri unike se si funksionon virusi dhe të na ndihmojnë të kuptojmë se cilat vaksina premtuese ofrojnë shansin më të mirë për parandalimin e infeksionit”. /Gazeta Shneta/