Rastet e reja me Covid në Britani shënuan një rekord të lartë për të dytën ditë me radhë këtë të enjten.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, numri i rasteve të hospitalizimit mund të pësoj rritje në ditët e ardhshme si rezultat i përhapjes së variantit Omicron shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Britania raportoi 88,376 infeksione të reja, shifër kjo e raportuar si më e larta që nga fillimi i pandemisë.
Sipas shefit të mjekësisë në Angli, Chris Whitty, Omicron është më i transmetueshëm sesa variantet e tjera dhe mund të shkaktojë një rritje të hospitalizimit.
Megjithatë, ai tha se vaksinimet mund të parandalojnë rritjen e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv.
Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Britani, tha se kishte 15 raste të vërtetuara të Omicron në spitale, por se numri ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë./Gazeta Shneta/