Një i burgosur deri sa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKUK-ës dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.
Policia ka bërë të ditur se personi L.G (1998) ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës.
Rreth orës 22:00 në fshatin Grabanicë, gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar në një automjet i tipit “Mercedes” me targa regjistrimi vendor, transmeton Klan Kosova.
Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç’rast kishte tentuar t’i ikte policisë, por falë reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellur në Stacionin policor në Klinë.
Për ketë janë njoftuar autoritetet nga Qendra korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh.