Duke siguruar një marrje adekuate të vitaminave B përmes një diete ushqyese, ju mund të shijoni një shtatëzani më të butë dhe të shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj!
Vitamina B6 është një vitaminë e tretshme në ujë që përdoret në mbi 100 procese thelbësore në trupin tuaj për të prodhuar aminoacide dhe për të metabolizuar makroelementët si karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës B6 është thelbësor për funksionin e pothuajse të gjitha aspekteve të trupit dhe shëndetit tuaj, nga prodhimi i qelizave të gjakut te funksioni i trurit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Pse ju nevojitet vitamina B6 gjatë shtatzënisë?
Vitamina B6 është thelbësore për funksionin e shëndetshëm të trurit dhe sistemit nervor dhe kështu luan një rol kritik në zhvillimin e foshnjës tuaj.
Në mënyrë të veçantë, është e nevojshme për prodhimin e shëndetshëm të serotoninës dhe norepinefrinës, neurotransmetuesit kryesorë.
Ndër të tjera vitamina B6, luan rol në disa raste dhe tek sëmundja e mëngjesit.
Pastaj ju ndihmon të mbani nivele të shëndetshme të glukozës në gjak.
Si dhe luan një rol në parandalimin e disa çështjeve tek të porsalindurit, përfshirë ekzemën dhe peshën e ulët të lindjes.
Tek shumë gra së pari rekomandohen plotësimi me vitaminë B6 në fillim të shtatzënisë kur të përzierat dhe të vjellat janë në rastin më të keq, pasi B6 mund të lehtësojë ndjeshëm këtë çështje.
Në një raport shëndetësor nga Universiteti i Miçiganit, një grua shtatzënë mund të përjetojë lehtësim të të përzierave duke marrë 10 deri në 25 mg të vitaminës B6 – 3 herë në ditë.
Burimet natyrore të ushqimit
Shumë ushqime të ndryshme ofrojnë vitaminë B6 natyrale duke filluar nga gruri integral dhe drithëra të tjerë, fara dhe arra, fruta të tilla si banane ose papaja, peshku dhe mish pa dhjamë janë të gjitha burime të shëndetshme natyrore të vitaminës B6.
Pastaj, fasulet dhe bishtajoret janë veçanërisht të pasura me vitamina B6 – thjerrëzat, soja dhe qiqrat të gjitha bëjnë burime të shkëlqyera natyrore të lëndës ushqyese. /Gazeta Shneta/