Burri i dehur godet në bark bashkëshorten shtatzënë, vdes foshnja 5 ditë para lindjes

2017-10-25 në ora 18:25

Një grua shtatzënë ka humbur foshnjën, pasi bashkëshorti i saj i dehur e ka goditur atë me shkelma në bark. Jessy Johnson, 19 vjeç, ra në dysheme nga dhimbjet, pasi partneriri saj Stuart Samson, 37 vjeç, ishte i dehur dhe në debat e sipër e ka goditur atë më shkelma.

Madje ai e ka kërcënuar që të mos njoftonte ambulancën, pasi kishte frikë se ajo do të tregonte për ngjarjen.

Sansoni u burgos këtë javë për dy vjet e nëntë muaj, pasi u deklarua fajtor për dy vepra të sulmit që shkaktuan dëmtime trupore.

Por, ky dënim ka zemëruar shumë Jessy Johnson, pasi gjykata nuk e ka akuzuar Sansonin për vrasjen e fëmijës. “Dënimi ishte shumë i ulët, edhe pse e di që asnjë dënim nuk do ma ktheje në jetë fëmijën tim, por ai nuk tregoi asnjë pendim apo keqardhje në gjykatë për veprën që ka kryer, mësohet të ketë thënë ajo për mediat britanike.