Burrneshat shqiptare, gratë që u përbetuan për virgjëri (Foto)

2017-03-08 në ora 09:12

Nuk ka rëndësi pse femrat bëjnë betimin e dëlirësisë për t’u bërë burra në sytë e shoqërisë, thotë fotografja Pepa Hristova.

Të dy zgjedhjet kanë për qëllim për ruajtur nderin e familjes. Ky është prioriteti kryesor, kështu që arsyeja prapa këtij ndryshimi nuk është me rëndësi.

Kanuni, ligji tradicional shqiptar që nisi si udhëzim i fjalës së gojës, i lejon familjet pa një patriark që të zëvendësojnë burrin – shpijanikun – me një femër, në këmbim të dëlirësisë së saj të premtuar. Këto virgjëresha të betuara quhen “burrnesha”.

Dranda (53), u betua në moshën 19 vjeçare. Si fëmijë, ajo humbi duart duke luajtur me një granatë dore e mbetur nga lufta civile shqiptare. “Askush nuk donte grua pa duar”, thotë ajo. (Pepa Hristova)

Shumë nga këto gra e marrin këtë vendim si vajza të reja ose si adoleshente. Samiut, tani 84 vjeçe, i thanë në moshën shtatëvjeçare se do të bëhet djalë. Osmani (80) nuk mban mend marrjen e betimit, por u dashtë të kujdeset për prindërit e saj të sëmurë që në moshë të re.

Të tjerë, si Gjysta, vendosi më vonë në jetë. Ajo kishte një martesë të rregulluar dhe u shkurorëzua pas gjashtë muajve. Ajo u bë burrë për ruajtur të birin nga të qenit i turpëruar si “fëmijë bushtre”.

Hakia (59) ishte rritur si djalë që nga lindja, sepse një dervish kishte profetizuar se prindërit e saj do të ketë një djalë. (Pepa Hristova)

Ata gjetën punë tradicionale për meshkujt: Gjysta ka në pronësi një kafe dhe një dyqan për riparimin e gomave, ndërsa Osmani punon në minierë të xeheve. Sjelljet e tyre, tiparet e ashpra të fytyrës dhe zërat e trashë janë aq bindës sa që Hristova ka thënë se fillimisht kishte dyshime nëse fiziologjikisht janë femra.

“Këto gra janë më mashkullore se burrat, sepse kryejnë rolin në mënyrë të përkryer”, tha ajo. “Të flasësh ose të mendosh për çështjet e femrave apo dashurinë, kjo i çnderon ato”.

Rrahimja (66) është quajtur “bacë” nga anëtarët më të rinj të familjes së saj. Ajo u bë një burrneshë në moshën 25 vjeçare. (Pepa Hristova)

Kjo për të tregon se sa edukimi social ndikon në sjelljet tona.

Hristova u përpoq të kapte anët mashkullore dhe femërore në portretet e saj.

“Vetëm kur ne u tërhoqëm nga bërja e fotografive, ishte një shprehje e ndjeshmërisë që ndjeja, diçka më femërore”, thotë ajo.

Ekzistenca e këtyre burrave nuk është mirë e njohur. Edhe njerëzit që jetojnë në qytetet e vogla në veri të Shqipërisë nuk kanë dëgjuar për këtë. Sipas një raporti të revistës National Geographic, kanë mbetur rreth 100 virgjëresha të betuara të mbetet, mirëpo Hristova mendon se mund të ketë më shumë.

Diana (54) ka jetuar si burrë qëkur ishte 17 vjeçe. Asaj i pëlqen të tregojë se si u bë gjeneral në Armatën e regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha. (Pepa Hristova)

“Pasi kam fotografuar virgjëreshën më të re, afro 30 vjeçe, ndjeva se malet kanë të ngjarë të jenë plotë burra-femra të pazbuluara”, tha ajo.

Shumica e burrneshave janë mbi 50 vjet të vjetra. Kjo praktikë ekziston për shkak të izolimit të komuniteteve nga bota e jashtme. Hristova thekson se kjo traditë do të vdes pasi ndikimet perëndimore do të depërtojnë në malet shqiptare.

Një burrneshë që e bëri betimin në moshën 14 vjeçare, pasi i ati i saj vdiq, tha se dëshironte të mbetej grua.

Gjysta (66) thotë se u betua pas divorcit, që djali i saj të mos çnderohet e të mos etiketohet si “bir bushtre”. (Pepa Hristova)

“Kur ajo plakej tha se ndjehej e vetmuar dhe se donte familje, porse nuk kishte asnjë mënyrë për t’u shkuar pra”, tha Hristova .

Mirëpo, shumica e burrneshave thonë se nuk pendohen për vendimin.

Qamilja (86) u betua në moshën nëntëvjeçare. Si i vetmi “burrë” në familje, ajo trashëgoi shtëpinë e fëmijërisë pasi prindërit i vdiqën. Qamilja vdiq në vitin 2011. (Pepa Hristova)

“Ato përgjithmonë të heqin dorë nga çdo formë e seksit, e kjo i përjashton ato nga partneritetet dhe martesat. Kjo rezistencë më magjeps mua”, thotë ajo. “Unë kam shumë respekt për jetën që zgjodhën”.