Herë pas here të gjitha përjetojmë buzë të thata, për arsye të ndryshme nga faktorë të shumtë. Por, për të mos përjetuar këtë vazhdimisht në përditshmëri, dhe për të mos përdorur balsame kozmetike për buzë, ekziston një mënyrë efikase për trajtimin e tyre me anë të mjekësisë popullore, e cila është e thjeshtë për t’u përgatitur, shkruan Talk Chick, transmeton Gazeta Shneta.
Hidratoni dhe mjekoni buzët e thata me anë të këtyre përbërësve:
Vaj kokosi – 10 mg
Sheqer me granula – 2 lugë çaji
Balsam i buzëve me vajra esenciale – 20 mg
Një shishe mbajtëse.
Pasi t’i grumbulloni të gjitha përbërësit e lartë-përmendur, bëjini bashkë balsamin e gatshëm dhe dy lugë sheqeri. Pastaj, përzijini këto të dyja derisa të bëhet një masë homogjene. Shtojeni vajin e kokosit në këtë masë, dhe përzijeni me lugë, derisa masa të bëhet më e hollë dhe e gatshme për t’u përdorur.
Për ta përdorur këtë balsam natyral, përdorini gishtat për ta shtrirë në buzët tuaja, duke i bërë masazhë. Lëreni të qëndroj 3 deri në 4 minuta, dhe largojeni lehtë nga buzët duke përdorur një rrethë pambuku.
Pasi ta përdorni disa ditë rradhazi, do të keni buzë të buta me ngjyrë të rozë të lehtë. /Gazeta Shneta/