Zyrtarët e shëndetit publik në SHBA kanë marrë njoftimin e radhës nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) se vaksina duhet të jetë e gatshme deri në fund të muajit tetor.
Dokumentet u publikuan nga The New York Times dhe CDC konfirmoi për CNN se ato janë dërguar te zyrtarët e shëndetit publiK, transmeton GazetaShneta.
Në dokumente thuhet se përparësi për marrjen e vaksinës kanë profesionistët e kujdesit shëndetësor, banorët e institucionit të kujdesit afatgjatë dhe punëtorët kryesor të cilët janë në rrezik të vazhdueshëm të infektimit.
CNN ka raportuar se Drejtori i CDC, Dr.Robert Redfield u kërkoi shteteve të shpejtonin lejet për kompaninë e furnizimeve mjekësore dhe farmaceutike për të ndihmuar shpërnadarjen e ndonjë vaksine eventuale të Covid-19.
Në anën tjetër, drejtori i Instituteve Kombëtare për Shëndet, Dr.Francis Collins, tha se nuk ka gjasa që një vaksinë e covid-19 të jetë gati deri në tetor.
“Unë e kuptoj CDC që bënë të pamundur për të siguruar një vaksinë për njerëzit.Mirëpo, gjasat janë shumë të vogla”, shtoi ai.
Aktualisht eksiztojnë tre vaksina në SHBA të cilat janë në fazën e fundit të testimit./GazetaShneta