Dr.Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandon gratë shtatzëna që të marrin vaksinën anti covid.
Kjo pasi në studimin e fundit të botuar në New England Journal of Medicine nuk janë gjetur efekte anësore të vaksinave anti covid, si tek nëna ashtu edhe tek foshnja shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Si e tillë, CDC-ja rekomandon që gratë shtatzëna të marrin vaksinën anti covid”, tha Walensky.
“Ne e dimë se ky vendim është personal dhe unë i inkurajoj gratë shtatzëna që të konsultohen me profesionistët shëndetësore për të përcaktuar se cila është më e mira për ato dhe foshnjen e tyre”, shtoi ajo.
Gjatë kësaj jave, New England Journal of Medicine publikoi rezultatet e fundit duke bërë të ditur se vaksinat mRNA (Pfizer dhe Moderna) janë të sigurta dhe pa efekte anësore te gratë shtatzëna.
Në anën tjetër, muajin e kaluar, studimi i botuar në American Journal of Obstetrics and Gynecology zbuloi se vaksinat mRNA Covid-19 janë efektive te gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, dhe ato mund të përcjellin antitrupa mbrojtës tek të porsalindurit./GazetaShneta/