Ndërkohë që shumë njerëz janë tashmë të vaksinuar, zyrtarët e shëndetit publik kanë publikuar udhëzimë të reja mbi udhëtimet në më shumë se 120 vende të botës.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka publikuar të hënën udhëzimet e reja mbi udhëtimet në vendet me rrezik të lartë të infektimit shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas këtyre udhëzimeve, CDC-ja rekomandon:
-Shmangien e udhëtimeve në vendet me nivelin më të lartë të rrezikut të infektimit (niveli 4 – i cili ka më shumë se 500 raste për 100,000 banorë në 28 ditët e fundit), duke përfshirë vendet si Brazili, India dhe Iraku.
-Në nivelin e 3-të, i cili përfshinë vendet që raportojnë 100 deri në 500 raste për 100,000 banorë, CDC-ja rekomandon vetëm udhëtimet që janë obligative për personat e pa vaksinuar.
-Në nivelin e 2-të, i cili përfshinë vendet që raportojnë 50-99 raste për 100,000 banorë, CDC-ja rekomandon që personat e pavaksinuar e të cilët janë në rrezik të infektimit të shmangin vizitat.
-Në nivelin 1, i cili përfshinë vendet që raportojnë më pak se 50 raste në 28 ditët e fundit, CDC-ja e konsideron si vende me rrezik të ulët të infektimit.
Së fundmi, CDC-ja rekomandon të gjithë personave që të marrin vaksinën anti covid para se të planfikoni udhëtimet në vendet e ndryshme të botës./GazetaShneta/