Një raport nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) jep më shumë njohuri se si COVID-19 prek fëmijët.
Raporti i botuar në Morbidity and Mortality Weekly Report zbuloi se fëmijët kishin më pak të ngjarë se të rriturit të kishin simptoma të tilla si kollë ose ethe përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, thuhet se 73 përqind të fëmijëve kishin simptoma të buta të etheve, kollës ose dhe gulçim në krahasim me 93 përqind të të rriturve.
Ndërsa shumica e fëmijëve nuk kishin simptoma të rënda, foshnjat dhe fëmijët me ndonjë gjendje të pranishme shëndetësore duket se ishin më të rrezikuar për komplikime të rrezikshme. /Gazeta Shneta/