Edhe një rast i lehtë ose asimptomatik i COVID-19, shkakton një përgjigje të fortë të antitrupave tek fëmijët dhe adoleshentët, zbulon hulumtimi i ri.
“Këto zbulime janë inkurajuese, veçanërisht sepse ne ende nuk mund të vaksinojmë fëmijë nën moshën 12 vjeç kundër virusit”, tha autore bashkë-udhëheqëse e studimit, profesoreshë Jillian Hurst në Universitetit Duke në Durham, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Studimi tregon se fëmijët që kanë pasur infeksione të lehta ose edhe ata që nuk kanë pasur ndonjë simptomë, zhvillojnë një përgjigje imune që ka të ngjarë të sigurojë një mbrojtje kundër infeksioneve në të ardhmen”, tha profesoreshë Hurst në një njoftim për shtyp.
Ajo dhe kolegët e saj matën përgjigjen e antitrupave në 69 pacientë të rinj, të moshës 2 muaj deri në 21 vjeç, me infeksion simptomatik dhe asimptomatik dhe gjendje me infeksionin SARS-CoV-2 të butë. Mosha mesatare ishte 11.5 vjeç, dhe 51% ishin femra.
Përgjigja e antitrupave tek fëmijët nuk ndryshonte bazuar në praninë e simptomave dhe antitrupat kundër koronavirusit ishin akoma të pranishëm në shumicën e pjesëmarrësve deri në katër muaj pas infektimit.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se pavarësisht nga mosha, nivelet e antitrupave të fëmijëve ishin të njëjta ose pak më të larta se të rriturit në dy dhe katër muaj pas infektimit, sipas studimit të botuar së fundmi në revistën JCI Insight.
Gjetjet sugjerojnë që dhënia e vaksinave COVID-19, fëmijëve të vegjël mund të çojë në një nivel të mbrojtjes së antitrupave që është i ngjashëm ose më i madh se ai i të rriturve, vunë në dukje studiuesit. /Gazeta Shneta/