Është realizuar me sukses projekti nga OJQ ‘’Peja Lions Club’’, që kishte për qëllim vlerësimin e syve të nxënësve dhe shpërndarjen e syzeve për nxënësit në shkolla fillore, një në Pejë dhe tjetra në Istog.
Brenda këtij projekti u vërjet se në 250 fëmijë kishin probleme me sy dhe janë dhuruar atyre syze nga kompania franceze ‘’Essilor Group’’.
“Është bërë një punë e madhe, tërësisht vullnetare, nga i gjithë ekipi i ‘lionistëve’ të Pejës, drejtoritë, mësimdhënësit dhe stafi i këtyre shkollave, si dhe nga ekipi i matjes së funksionit vizual nga qendra burimore për mësim dhe këshillim ‘Xheladin Deda’”, thotë Ekrem Zogaj, përgjegjës për këtë projekt në OJQ “Peja Lion Club”.
Përveç karakterit bamirës, ky projekt kishte për qëllim edhe vetëdijësimin tek nxënësit. Mijëra nxënës janë futur në testimin bazik të syrit, prej tyre dhjetra prej tyre janë rekomanduar të shkojnë në vizitë tek oftamologu.
Derisa drejtori i QBMK ‘’Xheladin Deda’’ në Pejë, Xhavit Kastrati, thotë se ekspertët i kanë bërë testet me numra dhe shkronja dhe pothuajse çdo dytit apo tretit fëmijë i është dhënë udhëim të shkojnë tek mjeku.
Pothuajse një e treta e tyre janë referuar për vizitë te mjeku i syve, një pjesë e të cilëve as nuk kanë qenë të vetëdijshëm për mangësitë që kanë në funksionin e të parit. Dhe kjo është një pasqyrë e gjendjes te fëmijët që po rriten me smartphone, që nga ditët e foshnjërisë”, thotë Kastrati./Gazeta Express/