Një test i ri i antitrupave që shërben për të diagnostikuar personat e infektuar me Covid-19, dhe i cili pretendohet se është i saktë 99 për qind, është certifikuar për përdorim në të gjithë Evropën.
Specialistët e diagnostikës në kompaninë “Abbot” kanë deklaruar se presin që të shpërndajnë miliona teste të tilla nëpër laboratorët e Evropës gjatë muajit maj, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Testit i është dhënë certifikata e CE-së për përputhje me rregullat e sigurisë në Bashkimin Evropian dhe tani mund të përdoret edhe në laboratorët e Britanisë së Madhe.
Testi identifikon proteinën IgG që trupi prodhon kur është i infektuar nga koronavirusi dhe kjo mund të mbetet në trup për muaj. Në testin që ka zhvilluar Abbot pretendohet se ndjeshmëria është 99 për qind edhe tek personat që nuk kanë zhvilluar simptoma për 14 ditë. /Gazeta Shneta/