Ndikimi i plotë në lidhje me simptomat e gjata Covid, madje dhe pasojat e vaksinës Covid janë ende të panjohura.
Një studim i ri shqyrton se si në raste të lehta të një sëmundjeje COVID-19, mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe çrregullimet neurologjike, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Simptomat neurologjike dhe psikiatrike si lodhja dhe depresioni janë të zakonshme në mesin e njerëzve me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka pasur shqetësime se të shëruarit mund të kenë një rrezik në rritje të kushteve neurologjike dhe të shëndetit mendor.
Tani një studim i ri hedh dritë mbi këtë shqetësim dhe shqyrton në veçanti çështjet neurologjike dhe të shëndetit mendor tek pacientët e shëruar nga COVID-i.
Sipas studimit, thuhet se simptomat neurologjike dhe psikiatrike përfshirë lodhjen dhe depresionin mund të jenë simptoma të zakonshme të përjetuara në mesin e njerëzve me COVID dhe mund të jenë po aq të mundshme edhe tek njerëzit me raste të lehta të infeksionit.
Mbi 30 vende dhe 215 raste të analizave që përfshinin një total prej 105,638 njerëz që vuajnë me simptoma akute të infeksionit COVID, u konkludua se:
“Ne kishim pritur që simptomat neurologjike dhe psikiatrike do të ishin më të shprehura në raste të rënda COVID-19, por në vend të kësaj gjetëm se disa simptoma dukeshin të ishin më të zakonshme në raste të lehta“, tha autori kryesor Dr. Jonathan Rogers nga fusha e psikiatrisë.
Ai vazhdoi se: “Duket se COVID-19 që ndikon në shëndetin mendor dhe trurin është normë, sesa përjashtim”.
Kishte gjithashtu prova të hershme që sëmundja mund të prekë sistemin nervor qendror, sipas burimit Medical News Today.
“Në nëntor 2020, një studim vëzhgimi nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se të shëruarit kishin një rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve të humorit dhe ankthit në tre muaj pasi morën një diagnozë COVID-19”.
Në të gjithë setin e të dhënave, simptomat më të zakonshme neurologjike dhe psikiatrike ishin anosmia (humbja e nuhatjes; raportuar nga 43 përqind e pacientëve me COVID-19), dobësia (40 përqind), lodhja (38 përqind), disgeusia (humbja e shijes; 37 përqindje), mialgji (dhimbje muskulore; 25 përqind), depresion (23 përqind), dhimbje koke (21 përqind) dhe ankth (16 përqind).
Ata gjithashtu identifikuan praninë e çrregullimeve kryesore neurologjike si goditja ishemike (1.9 përqind e rasteve në setin e të dhënave), goditja hemorragjike (0.4 përqind) dhe kriza nervore (0.06 përqind). /Gazeta Shneta/