Menjëherë pas marrëdhënieve, gjëja e fundit për të cilën me siguri mendoni është si ta mbani vaginën tuaj të shëndetshme.
Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje higjienës tuaj kur jeni aktiv seksualisht, transmeton Gazeta Shneta. Sepse lubrifikatët si dhe sperma e partnerit mund të ndryshojnë nivelet e pH të vaginës dhe mund të çojnë në infeksione maja ose infeksione të traktit urinar.
Ju duhet të përdorni banjën para dhe pas marrëdhënieve
Para marrëdhënieve seksuale, zbrazni fshikëzën tuaj për të larguar bakteret të cilat mund të shtyhen në retër gjatë marrëdhënieve. Nëse lihen atje mund të çojnë në një infeksin të fshikëzës ose UTI.
Pastroni organet intime
Ekspertët rekomandojnë të pastroni vulvën, pjesën e jashtme të organeve seksuale, butësisht me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë në një leckë për të hequr djersën, spermën dhe bakteret.
Mbani nivelin e pH të shëndetshëm
pH normal i vaginës është rreth 4. Kur pH i vaginës është shumë i lartë, bakteret mund të mbingarkohen duke çuar në infeksione vaginale ose urinare./GazetaShneta/