A mund t’i jepni qumështin e mbetur në biberit sërish më vonë fëmijës?
Shumica e këshilltarëve të laktacionit bëjnë një krahasim me të rriturit që kanë lënë pak sandwich nga vakti i drekës.
Ju mund ta ruani atë në frigorifer dhe ta hani në darkë, por nuk do ta preferonit për drekën e ditës tjetër.
E njëjta gjë vlen edhe për qumështin e gjirit. Ju mund ta ruani atë në frigorifer dhe t’ja ofroni sërish fëmijës në vaktin e radhës.
Kini parasysh se qumështi “i ndenjur” mund të ndotet, meqë bakteret nga goja e foshnjës mund të futen në shishe, ndërkohë fëmija juaj thith biberonin. Pra, është mirë që ta përdorni sa më shpejt qumështin, përpara se të ndotet.
Nëse fëmija juaj vazhdimisht lë një sasi të caktuar të qumështit, filloni ta mbushni pak më pak biberonin.
Kjo do të parandalojë mbetjet e panevojshme dhe do t’ju ndihmojë të ruani qumështin tuaj për vaktet e mëvonshme./pernenat