Ju mund të keni dëgjuar se temperatura “normale” e trupit është 37 °C. Ky numër është vetëm një mesatare. Temperatura e trupit tuaj mund të jetë pak më e lartë ose më e ulët.
Një lexim i temperaturës së trupit që është mbi ose nën mesataren nuk do të thotë automatikisht se jeni i sëmurë thotë Healthline.
Një numër faktorësh mund të ndikojnë në temperaturën e trupit tuaj, përfshirë moshën tuaj, gjininë, kohën e ditës dhe nivelin e aktivitetit përcjell Gazeta Shneta.
Temperatura mesatare e trupit bazuar sipas moshës vlerësohet si:
-Tek bebet dhe fëmijët, temperatura mesatare e trupit varion nga 36.6 ° C deri në 37.2 °C.
-Ndërsa tek të rriturit dhe personat mbi moshën 65 vjeçe, temperatura mesatare e trupit është më e ulët se 36.2 °C.
Cilët faktorë mund të ndikojnë në temperaturën tuaj?
Koha përgjatë ditës nuk është faktori i vetëm që mund të ndikojë në temperaturë.
Siç tregojnë hulumtimet, të rinjtë kanë tendencë të kenë temperatura mesatare më të larta të trupit.
Kjo për shkak se aftësia jonë për të rregulluar temperaturën e trupit zvogëlohet me moshën.
Nivelet e aktivitetit fizik dhe ushqime ose pije të caktuara mund të ndikojnë gjithashtu në temperaturën e trupit.
Temperaturat e trupit të grave ndikohet gjithashtu nga hormonet, dhe mund të rriten ose bien në pika të ndryshme gjatë ciklit menstrual të një gruaje.
Për më tepër, mënyra se si e matni temperaturën tuaj mund të ndikojë në lexim.
Thuhet se, leximi nën sqetulla i termometrit mund të jetë më i saktë sesa leximi i termometrit nga goja. /Gazeta Shneta /