Çfarë duhet të dini për barin kundër COVID-19 që pritet të vihet në treg së shpejti në SHBA?

2021-10-24 në ora 20:48

Një pilulë për të trajtuar COVID-19 është në proces të mësipërm – dhe mund të jetë një ‘ndryshues i lojës’. Ky bari quhet molnupiravir dhe është zhvilluar nga Merck and Ridgeback Biotherapeutics.

Molnupiravir është një pilulë antivirale që parandalon shumëzimin e virusit që shkakton COVID-19. “Nëse virusi nuk është në gjendje të shumohet, ai në thelb vdes,” thotë Dr. Shivanjali Shankaran drejtoreshë e sëmundjeve të përgjithshme infektive në spital dhe profesoreshë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush, për burimin MedicalxPress.

Bazuar në një analizë të përkohshme të të dhënave nga 775 pacientë me COVID-19 të butë deri në të moderuar, kompania Merck tha se bari uli rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me rreth 50%.

Pilula molnupiravir madje u duk se ishte efektive tek njerëzit me faktorë rreziku si obeziteti ose diabeti që i vendosin ata në rrezik për COVID-19 të rëndë. Ndër të tjera ishte po aq efektive kundër varianteve të ndryshme të COVID-19, përfshirë këtu dhe Delta-në.

Sidoqoftë, jo të gjitha të dhënat janë ende në dispozicion. “Ne do të kuptojmë më shumë kur të vihet në përdorim”, thotë Dr. Shankaran.

Në muajin tetor, kompania Merck njoftoi se do t’i kërkonte FDA-së të autorizonte barin për përdorim emergjent, përcjell Gazeta Shneta.

Covid-19

Si ndryshon kjo pilulë nga trajtimet e tjera për COVID-19?

Tani për tani, trajtimi i vetëm i aprovuar për COVID-19 është remdesivir, një bari antiviral që shpërndahet në formë intravenoze (përmes një vene) për pesë ditë. Është miratuar vetëm për trajtimin e pacientëve që janë të shtruar në spital për COVID-19.

Sidoqoftë, një pilulë që njerëzit me COVID-19 mund ta merrnin në shtëpi do të ishte shumë më e përshtatshme dhe e arritshme, sipas Dr. Shankaran.

Si do të përdorej pilula e kompanisë Merck COVID-19?

Të paturit një trajtimi oral për COVID-19 mund të ndihmojë në bërjen e sëmundjes më të menaxhueshme, ngjashëm me mënyrën se si mjekët trajtojnë gripin sezonal, thotë Dr. Shankaran.

Ndër të tjera, pilula ka të ngjarë të përshkruhet sapo të konfirmohet COVID-19 për të parandaluar që njerëzit të zhvillojnë simptoma më serioze.

Sa zgjat trajtimi me pilulën Merck për COVID-19?

Në provat klinike, pacientët kanë përdorur pilulën dy herë në ditë për pesë ditë, sipas Dr. Shankaran.

Çfarë efektesh anësore shkakton pilula COVID-19?

Bazuar në të dhënat që janë në dispozicion deri më tani, duket se pilula tolerohet mirë.

“Pacientët kishin disa dhimbje koke dhe pagjumësi, por në përgjithësi, ata nuk patën ngjarje të rëndësishme negative,” thotë ajo, duke shtuar se kur ofruesit kanë më shumë të dhëna për të analizuar, kjo do të ndihmojë në drejtimin e vendimmarrjes së tyre.

A mundet që një pilulë që ndihmon në trajtimin e COVID-19, e të zërë vendin e vaksinave?

“Ndërsa është gjithmonë mirë të kesh më shumë opsione që janë efektive dhe të sigurta për pacientin, pilula nuk do të jetë një zëvendësim për vaksinat,” thotë Dr. Shankaran.

Vaksinat do të jenë ende kritike për trajtimin e COVID-19 sepse ato mund të parandalojnë shumë infeksione, veçanërisht rastet e rënda që kërkojnë shtrimin në spital. Por nëse dikush merr COVID-19 pavarësisht nëse është apo jo i vaksinuar, pilula mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes së rëndë, përfundoi Dr. Shankaran. /Gazeta Shneta/