Koriokarcinoma është një lloj i rrallë i kancerit. Zakonisht zhvillohet nga qelizat që mbeten brenda trupit pas një shtatzënie. Në shumicën dërrmuese të rasteve, koriokarcinoma është e shërueshme.
Perspektiva për gratë me këtë gjendje është përgjithësisht e mirë, megjithëse nganjëherë mund të shkaktojë komplikime, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Koriokarcinoma gestacionale, e cila zhvillohet në mitër përbën pjesën më të madhe të rasteve të koriokarcinomës. Është një formë e rrallë e sëmundjes trofoblastike gestacionale (GTD).
Sëmundjet trofoblastike gestacionale janë tumore që rriten nga qelizat anormale brenda mitrës.
Këto tumore mund të formohen pas një shtatzënie normale, abortit ose humbjes së shtatzënisë. Ndonjëherë, ato mund të zhvillohen vite pas shtatzënisë.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Poashtu, sëmundjet trofoblastike gestacionale zhvillohen nga qelizat që zakonisht krijohen në placentë gjatë shtatëzënësisë. Këto qeliza, të quajtura trofoblastike ndihmojnë që embrioni të ngjitet në mitër dhe të formojë placentën.
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 në 40,000 gra shtatzëna do të vazhdojnë të zhvillojnë koriokarcinomën.
Tumoret rriten shpejt dhe mund të përhapen përmes gjakut në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë: mushkëritë (më të zakonshmet), mëlçinë, truri, veshkat dhe zorrët.
Mjekët pothuajse gjithmonë mund të kurojnë koriokarcinomën e shtatzënisë me kimioterapi.
Shkalla e mbijetesës varion nga rreth 90 në 100%, në varësi të faktorëve të rrezikut të një gruaje.
Simptomat e koriokarcinomën së shtatzënisë mund të përfshijnë:
– gjakderdhje nga vagjina;
– infeksione që shkaktojnë shkarkime vaginale, ngërçe të legenit dhe ethe;
– ënjtje rreth zonës së stomakut. /Gazeta Shneta/