Prindërit në të gjithë vendin janë duke parë fëmijët e tyre nga afër për një sindromë të rrallë të lidhur me COVID-19.
Paralajmërimi i parë i këtij sindromi u raportua vetëm disa javë më parë, por tani ekspertët e shëndetit në të gjithë globin po paralajmërojnë se prindërit duhet të kërkojnë simptoma të sindromës inflamatore multisistematike pediatrike (PMIS) shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Fëmijët me PMIS përjetojnë një përgjigje imune që prek enët e gjakut dhe arteriet, duke çuar në inflamacion që mund të shkaktojë dëmtim të zemrës.
Megjithëse është e rrallë, gjendja është shfaqur tek fëmijët në të gjithë botën.
Çfarë është PMIS?
COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes, por PMIS (e njohur edhe si sindromë inflamatore multisistemike tek fëmijët, ose MIS-C) prek organet dhe enët e gjakut.
Simptomat e PMIS janë të ngjashme me sëmundjen Kawasaki dhe sindromi i shokut toksik.
Këto simptoma përfshijnë:
-Ethe që zgjat më shumë se 5 ditë dhe bëhet më e lartë;
-Dhimbje të forta të barkut, të vjella ose diarre;
-Sytë e skuqur;
-Skuqje e lëkurës;
-Ndryshimi në ngjyrën e lëkurës;
-Vështirësi në ushqyerje;
-Probleme me frymëmarrjen ose frymëmarrje të shpejtë;
-Dhimbje gjoksi
Sëmundja Kawasaki çon në inflamacion të arterieve dhe mund të dëmtojë zemrën. Zakonisht gjendet tek fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe mund të mjekohet nëse zbulohet para se të shkaktojë efekte afatgjata.
Një infeksion bakterial shkakton sindromën e shokut toksik. Paraqet me simptoma të ngjashme si sëmundja Kawasaki, por të dy kanë trajtime të ndryshme.
PMIS është një sindromë postinfektive, kështu që nuk është ngjitëse, vëren Dr. Charles L. Schleien.
Kjo gjithashtu do të thotë që sindromi zhvillohet pasi COVID-19 ka të ngjarë të ketë kaluar./GazetaShneta/