Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të tretë:
Mund të çojë dhe të mbajë kokën lart kur është në pozicionin përmbys
Qesh me zë dhe spontanisht
Reagon kur të shikon apo të dëgjon
Mund të bashkojë duart
Përpiqet të rrëmbejë ose të arrijë objekte
Zbulon pjesë të trupit. Çdo gjë është e re për të
Do të ketë problem me zorrët deri në 3 muaj. Mund ta kuptoni nga shprehjet e fytyrës dhe lëvizjet (të qara të forta, këmbë të përthyera, përkulje trupi) që në shumicën e kohës është i mërzitur, është për shkak se diçka po i ndodh
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino