Sipas Medical News Today, infeksionet e traktit urinar, ose UTI, janë mjaft të zakonshme dhe nuk është e rrallë që gratë shpesh mund t’i përjetojnë ato edhe gjatë shtatzanisë.
Nëse nuk trajtohet, një UTI mund të paraqesë një rrezik serioz shëndetësor për gratë shtatzëna dhe festusin e tyre në zhvillim, transmeton Gazeta Shneta.
Një UTI është një infeksion që shfaqet në çdo pjesë të sistemit urinar i cili përfshin fshikëzën dhe veshkat. Hulumtimi gjithashtu tregon se është e zakonshme që nënat të marrin UTI.
Sipas një studimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 8% e grave shtatzëna përjetojnë një UTI para lindjes.
Cilat janë shkaqet?
Gjatë shtatzanisë mitra zgjerohet dhe bën vend për fetusin në rritje. Kur kjo ndodh zgjerimi i bën presion fshikëzës dhe uretërve. Uretrat janë tubat që mbartin urinën nga veshkat drejt e në fshikëz. Gjithashtu, kur jeni shtatzënë urina juaj ka më pak acid dhe përmban më shumë proteina, sheqerna dhe hormone. Të gjitha këto kombinime janë faktor që rrisin rrezikun e marrjes së një UTI.
Gratë gjithashtu mund të kenë UTI edhe pas lindjes. Gjatë lindjes, ekziston një rrezik i shtuar që bakteret të hyjnë në traktin urinar. Pasi gruaja lind, një grua mund të ketë ndjeshmëri të fshikëzës dhe ënjtje, gjë që mund të bëjë që një UTI të ketë më shumë shanse të ndodhë./GazetaShneta/