Çfarë duhet të dini rreth lindjeve cezariane

2017-04-21 në ora 17:11

Pa marrë parasysh se çfarë lloji të lindjes jeni duke planifikuar (dhe duke shpresuar), nuk duhet të përjashtoni mundësinë e lindjes cezariane. Ndërsa niveli i lindjeve të tilla  kohët e fundit ka rënë për herë të parë në 14 vjet, nga 32.9 përqind në 2009 në 32.8 përqind në 2010, numri i grave që kanë lindje cezariane në Shtetet e Bashkuara është ende duke u afruar 1 në 3 dhe rreth 61 për qind e tyre janë operacione për herë të parë.

E papritur apo jo, nuk ka asnjë arsye që një lindje cezariane të jetë një eksperiencë krejtësisht negative, thotë Dana Sullivan, një veterane tre-vjeçare e kësaj fushe, shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.

Nëse doni të shmangni një lindje cezariane, përkushtoni vëmendje peshës suaj herët. Studiuesit në Qendrën Suedeze të Mjekësisë në Seattle zbuluan se gratë që ishin në mbipeshë kur kishin mbetur shtatzënë kishin dy herë më shumë gjasa që të kalonin në lindje cezariane.

Njohja paraprakisht se çfarë të kërkoni nga stafi i spitalit mund të ndihmojë në minimizimin e aspekteve shqetësuese emocionale për të patur një lindje cezariane.

Shumë gra shqetësohen se kirurgjia do t’u kërkojë atyre të ndahen nga të sapolindurit e tyre. Megjithatë, nëse foshnja ose nëna nuk kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm mjekësor, shumica e spitaleve do të akomodojnë dëshirat e shprehura nga prindërit për mundësitë e hershme të lidhjes, thotë OB-GYN Bruce Flamm, M.D., një mjek partner në Qendrën Mjekësore Kaiser Permanente në Riverside, Kaliforni.

Nëse ka një këshillë të dhënë vazhdimisht nga gratë që kanë pasur një lindje cezariane, mund të jetë kjo: Merrni të gjitha mjekimet e dhimbjes që doktori juaj rekomandon dhe merrni ato në orar, mos prisni derisa të filloj dhimbja të bëhet e padurueshme.