Çfarë duhet t’i japim fëmijëve të konsumojnë në shkollë?

2017-03-21 në ora 09:06

Mëngjesi ka një rol shume te rëndësishëm për fëmijën dhe për ketë arsye ai nuk duhet te anashkalohet asnjë here.

Gjate ditës janë dy vakte : ai i pasdites,qe konsumohet ne shtëpi dhe ai i mëngjesit qe konsumohet në shkollë.

Nuk është e thjesht për prindërit se çfarë ti japin fëmijës për te ngrëne. Këto janë disa probleme teknike qe duhen kaluar ( frutat rrezikojnë te prishen brenda ne çantë, kurse tortat qe përgatit mami ne shtëpi mund te thërrmohen dhe mësuesit ankohen).

Sidoqofte ajo qe përgatitet ne shtëpi është me e shëndetshme nga produkti qe mund te blini jashtë. Dita ditës po rriten numri i fëmijëve obeze dhe duhet pasur kujdes se çfarë ushqimi konsumojnë fëmijët tanë.

Me mire një snacks qe ju mund ta përgatisni vete ne shtëpi. Një torte me feta e përgatitur ne shtëpi përmban një sasi sheqeri te konsiderueshme dhe me siguri ka dhe me pak kalori. Ajo qe është e mire kur bëni një ëmbëlsire ne shtëpi është matja e sasisë se ingredientëve qe i hidhni. Mundoni te evitoni paninet sepse ato janë te ekzagjeruar dhe thjesht mund te ju rëndojnë stomakun e fëmijës tuaj, duke i krijuar kështu vështirësi ne përqendrim.