Çfarë e bën një shtatzëni të përfundojë në operacion cezarian?

2017-07-21 në ora 12:58

Ushqyerja e shëndetshme duhet të jetë një prioritet për ju nëse dëshironi të sillni në jetë fëmijën tuaj në mënyrë natyrale. Sipas analizave të fundit mjekësore të publikuara në “Live science” duke ndjekur një ushqyerje të shëndetshme rreziku për të sjellë në jetë një fëmijë me operacion është më i ulët.

Përse ushqyerja ndikon kaq shumë në mënyrën e lindjes?

Nëse do të ndiqni një dietë jo të shëndetshme do ta keni më të lehtë të merrni shumë peshë në shtatzani dhe kjo do të ketë efekte negative tek ju dhe fëmija. Për shëmbull një peshë e madhe e juaja do të shkaktojë edhe rritje të peshës së fëmijës, gjë e cila do të ketë edhe pasoja për më vonë pasi mund të shoqërohet nga diabeti dhe tensioni i lartë. Nga ana tjetër pesha e madhe do të jetë edhe një risk për shfaqjen e pre-eklampsisë, duke rritur kështu edhe shanset për një lindje me operacion.

Nga studimi i kryer u nxorr përfundimi

Se nga të gjitha gratë që ishin subjekt në atë vëzhgim, ato që kanë ndjekur një ushqyerje të shëndetshme, kanë marrë jo më shumë se 7 kg dhe kanë kryer aktivitet fizik, janë shumë pak të rrezikuara për të lindur me operacion. Studimi u udhëhoq nga “International weight management in pregnancy collaborative gropu” dhe ata ju bashkuan mendimit të studimeve më të hershme në lidhje me një dietë ushqimore të shëndetshme në shtatzani.

Rreth 40% e grave obeze dhe mbipeshë që morën pjesë në studim patën një lindje me operacion. Edhe aktiviteti fizik i kontrolluar nuk është aspak rrezik, përkundrazi!