Siç qëndron, pothuajse 680,696 njerëz në mbarë botën kanë kontraktuar SARS-CoV-2, dhe ka pasur më shumë se 31.000 vdekje.
Vëllimi i informacionit në dispozicion të publikut në lidhje me SARS-CoV është mahnitëse. Sidoqoftë, jo të gjitha këto informacione janë të besueshme, transmeton Gazeta Shneta.
Pandemia, e cila filloi në Kinë, tani ka prekur pjesë të mëdha të globit, ndërsa bota përpiqet të përshtet me këtë gjë, ne kërkuam nga ekerptët të japin një pasqyrë. Në veçanti, ne u kërkuam atyre të na tregojnë se çfarë dëshirojnë më shumë njerëzit të dinin për pandeminë.
Rëndësia e disancimit social
Shumë nga ekspertët tanë kanë frikë se njerëzit nuk po zbatojnë distancimin shoqëror. Askush nuk e din saktë se sa njerëz që kanë virus nuk shfaqin simptoma. Sidoqotë, studimi sugjeron që vetëm 1-3% e njerëzve me infeksion nuk kanë simptoma.
Për më tepër, 80% mund të kenë atë që ekspertët e klasifikojnë si një rast të butë të COVID-19. Edhe pse një rast i butë do të përfshijë kollë dhe ethe.
Distancimi social nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e shëndetit të një personi. Bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të atyre që janë më të rrezikuar nga COVID-19. Historia na ka treguar se distancimi mund ta ngadalësojë ndjeshëm përhapjen e sëmundjes.
Nuk është vetëm një grip
Disa nga ekspertët tanë janë shqetësuar se disa njerëz mund të mos e marrin serizoisht COVID-19.
Të rriturit e moshuar me të vërtetë kanë më shumë të ngjarë të vdesin si rezultat i COVID-19, por kushdo në çdo moshë mund të infeksohet.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) së fundmi publikuan një analizë duke përdorur të dhënat e rasteve nga Shtetet e Bashkuara, ata siguruan shkallën e vdekshmërisë të ndarë sipas grupmoshave:
Mbi 85 vjeç: 10%-27%
65-84 vjeç: 3%-11%
55-64 vjeç: 1%-3%
20-54 vjeç: më pak se 1%.
Po maska?
Maska për fytyrën janë bërë një pamje e zakonshme. Por, ato duhet të ndërrohen shpesh dhe të mos ripërdoren.
Për më tepër, maskat në fytyrë u japin njerëzve një ndjenjë të rreme të sigurisë pasi harrojnë që ata akoma mund të infektohen nëse prekin një sipërfaqe të infektuar dhe pastaj prekin sytë ose nëse pikat e frymëmarrjes të infektuara vijnë në kontakt me sytë tuaj. /GazetaShneta/