Dëgjimi dhe shikimi, të dyja janë bërë më të sofistikuara. Bebja është e aftë të ndjekë vizualisht një objekt, veçanërisht një objekt që lëkundet ose ndonjë vëlla/motër më të moshuar.
Kah fundi i muajit të dytë, foshnja do të krijojë një lidhje të qartë në mes të të parit dhe të dëgjuarit në një mjedis familjar.
Kur ju flisni, ai/ajo do ta kthejë kokën për të gjetur fytyrën tuaj. Nëse dëgjon një tingëllimë, do ta kërkojë burimin e zërit.
Foshnja është shumë e interesuar se si gjërat ndjehen. Tash që duart e saj qëndrojnë hapur shumicën e kohës, ajo do të provojë ndjenja të ndryshme të prekjes – të ngrohtë, butë, të ashpër, të ftohtë…
Bebja po mëson shkakun dhe pasojën. Nëse e shkund dorën, rraketakja bën zhurmë. Nëse e nxjerr gishtin e madh nga goja, mëson se mund ta fusë prapë në gojë.
Nëse qan, ju shkoni e shihni se çfarë ka ndodhë me të. Nëse e kthen kokën, ai/ajo mund ta lokalizojë burimin e zhurmës. Foshnjës i duket mrekulli që është në gjendje të mësojë ta kontrollojë botën e saj!