Çfarë është vija e errët në bark gjatë shtatzënisë, ja ç’duhet pasur parasysh

2018-08-05 në ora 22:06

Kjo vijë ndryshe njihet edhe si “linea nigra. Vija shkon në formë vertikale, e cila merr ngjyrë të errët dhe shfaqet në barkun e gruas shtatzënë kryesisht nga trimestri i dytë.

Karakteristikat

Është rreth 1 cm e gjerë dhe zhvillohet nga zona pubike drejt kërthizës, por në disa raste edhe më lart. Kjo vijë e errët shfaqet në lëkurë për shkak të rritjes së “melaninës”, gjë e cila ndodh për shkak të rritjes së hormoneve gjatë shtatzanisë, dhe në vecanti të estrogjenit.

Në të vërtetë kjo vijë nuk është asgjë tjetër përvecse hiperpigmentimi i “linea alba”, e cila është një strukturë aponeuronike e pozicionuar në qendër të pjesës abdominale të gruas. I njëjti hormone shkakton edhe shaqjen njollave të errëta në fytyrë si edhe errësimin e areolës së gjinjve.

Djalë apo vajzë?

Sigurisht që në lidhje me këtë fakt nuk do të mungonin as teoritë e zonjave të moshuara, sipas të cilave nëse vija e errët do të nisë nga kërthiza dhe do të shtrihet sipër saj pritet të vijë në jetë një vajzë. Nëse vija e errët do të fillojë nga kërthiza dhe do të shtrihet drejt zonës pubike do të vijë në jetë një djalë. Të jetë e vërtetë kjo?!

Trajtimi

Duke qënë se kjo vijë ka tendencë të zhduket brenda disa muajve pas lindjes, nuk kërkon nevojën e një trajtimi specifik.