Sipas studimit më të ri francez, njerëzit të cilët flasin në gjumë kryesisht fyejnë dhe grinden me të tjerët/
Të flasësh në gjumë është një nga çrregullimet e gjumit.
“Sipas përvojës sime, të flasësh në gjumë mund të ndërlidhet me teprimin e stimulimit të sistemit nervor, që mund të jetë pasojë e përdorimit të tepruar të pajisjeve të mençura para gjumit, ose teprimit të marrjes së kafeinës”, tha Nerina Ramlakan, terapist i gjumit nga Britania e Madhe.
Profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për hulumtime të gjumit në universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit paraqitet gjatë “gjumit të lehtë”.
“Të folurit në gjumë nuk është i lidhur me ëndërrimin, por me gjumin e lehtë”, tha ai.
Sipas tij, ankthi dhe stresi mund të përsëritin të folurit gjatë gjumit./indeksonline/