Tiparet e personalitetit shpeshherë mund të përkojnë edhe me muajin e lindjes, sipas psikologëve.
Në bazë të karakteristikave të çdo muaji, Living do t’ju zbulojë çfarë bashkëshorteje jeni sipas muajit të lindjes.
Janar
Ju jeni një bashkëshorte, gjëja e fundit që do të dëshironit është të ishit e varur nga partneri! Do të keni tendencë të nxirrni gjithmonë anën intelektuale të bashkëshortit tuaj. Është e rëndësishme për çdo grua të lindur në këtë muaj të kuptojë se bashkëshorti nuk mund të jetë gjithnjë në një mendje me to, por këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Shkurt
Shkurti i dashurisë ! Kështu janë edhe femrat e lindura në këtë muaj, të dashura, të qeshura, gra që përcjellin mirësi. Si një bashkëshorte, ju përpiqeni të mos lejoni që ngjarjet e pakëndshme personale si për shembull në punë, të prishin harmoninë në shtëpinë. Jeni të afta t’i ndani gjërat nga njëra tjetra! Jeni besnike dhe vendosni gjthmonë familjen, para nevojave tuaja.
Mars
Ju jeni një shpirt karizmatik, që rrezaton energji dhe njerëzit gjithmonë ndihen mirë rreth jush. Nuk dashuroni çdokënd që ju del para, sepse ju prireni të lidheni shpirtërisht me një person më shumë sesa fizikisht. Jeni e sjellshme, e duruar dhe shumë e ndjeshme. Në momentin kur ju gjeni shpirtin binjakë, i jepeni dikujt me mish e me shpirt.
Prill
Ju jeni një grua që nuk pranoni një JO si përgjigjie. Jeni e sigurtë në vetvete dhe kjo ju bën tejet tërheqëse. Jeni të pandalshme dhe në një lidhje ju do të bënit gjithçka për t’u siguruar që bashkëshorti juaj të ndihet mirë. Megjithatë shpesh herë më shumë jepni nga se merrni dhe duhet të kuptoni që në një marrëdhënie, gjithçka është reciproke, në të kundërt do të lodheni shumë shpejtë.
Maj
Femrat e lindur në këtë muaj janë kreative, të qeshura dhe me një sens të hollë humori! Duket se kanë gjithçka për të bërë për vete një mashkull. Bashkëshorti do t’ju vlerësojë për vullnetin që keni dhe aftësinë për t’i bërë gjërat të ndodhin. Jeta me ju është një aventurë, ndaj mos qëndroni me dikë që nuk ju bën të ndiheni të veçanta.
Qershor
Shpirtrat kurioz thuhet se lindin në qershor. Ju pëlqen të zbuloni gjithçka në këtë botë brenda mundësive tuaja. Jeni një eksperte në fushën e komunikimit ndonëse mund të mos keni një diplomë të tillë. Si një bashkëshorte, ju gjithmonë thoni atë që keni në mendje dhe kurrë nuk i fshihni ndjenjat. Tregoni kujdes ndaj detajeve dhe gjithmonë përpiqeni që gjërat të ecin mirë në lidhje.