Gjidhënia në ambiente publike shkakton debat në pothuajse të gjitha vendet e botës.
Në grupin “Familja dhe Shëndeti” në facebook, është hapur kjo temë ku kanë diskutuar dhe komentuar një numër i madh i nënave, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e komentueseve kanë dhënë përgjigje pozitive duke mbështetur gjidhënien në publik.
“Momentin që shoh një nanë duke ushqyer me gji vajzën në rrugë, menjëherë më bëhet zemra mal, bile atëherë kur shoh bebe të vogla me shishe disi më dhimbsen dhe ndihem keq që nuk janë duke u ushqyer me ushqimin më të mrekullueshëm”, ka shkruar njëra nga nënat.
“Mendoj që procesi i gjidhënies nuk është aspak absurd të bëhet në vende publike, vetëm se të mbulohet gjiri. Mua shumë shpesh më ka ndodhur t’i ushqej vajzat me gji në hapësira publike dhe askujt të mos i pengojë”, ka shkruar një tjetër.
“Unë kam vajzën 3 muajshe edhe kam dal me të por për ta ushqyer me gji s’kam pas problem kudo që jam kanë jam ndal dhe i kam dhënë me pi, s’kam vërejt ndonjë reagim”, ka komentuar një tjetër nënë.
Një nënë ka fjalë pozitive për hapësirat në Kosovë, por jo edhe në Gjermani.
“Unë jam nënë e dy fëmijëve që i kam ushqy me qumësht gjiri, djalin e kam rrit në Kosovë e kam ushqy kudo dhe kurr as një koment kundër se kam marr, vajzën po e rris në Gjermani dhe shpesh her kur e ushqej marr shikime jo të mira nga njerëzit për rreth si me inat apo fanatizëm… jetoj në pjesën e Bayernit dhe nuk po muj me i ra nfije pse sepse aq sa jam e informuar nuk eshte e ndaluar kjo por në përgjithësi këtu më duken njerzit më fanatik! Kjo aspak nuk mka bo me vepru ndryshe se une kam vendos me ushqy fëmiun tim në këtë mënyrë dhe mjekja e vajzës më ka komplimentuar sepse sipas saj shumica e nënave të reja nuk po sakrifikojnë me i ushqy fëmijët me gji!”, ka treguar ajo. /Gazeta Shneta/